Është koha të rrëzojmë barrierat për fëmijët me aftësi të kufizuara

11 Mars 2018

31 tetor 2018 -  Në mbarë botën, fëmijët me aftësi të kufizuara janë ndër më të cënueshmit dhe të margjinalizuarit dhe janë të rrezikuar nga përjashtimi, mundesite dhe sherbimet e nevojshme.  Ata përballen me stigmën, kanë akses të kufizuar në shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor, shërbime shoqërore dhe arsim. Duke u përballur me diskriminimin, shpesh familjet e tyre i lënë këta fëmijë në institucione rezidenciale, duke iu kufizuar mundësitë për rehabilitim dhe zhvillim të potencialit të tyre të plotë.

Sipas të dhënave administrative, fëmijët me aftësi të kufizuara përbëjnë rreth 2,5 për qind të popullsisë; megjithatë, sipas të dhënave ndërkombëtare kjo shifër mundet të përfaqësojë vetëm gjysmën e përqindjes së përllogaritur të aftësisë së kufizuar te fëmijët.

“Ne do ta vijojmë punën tonë në bashkëpunim me Qeverinë, organizatat e personave me aftësi të kufizuara, prindërit dhe vetë fëmijët, për ta pranuar aftësinë e kufizuar si pjesë të diversitetit njerëzor.Krahas eliminimit të pengesave ligjore dhe strukturore, adresimi i paragjykimeve, do të jetë në qendër të vëmendjes, për të garantuar se çdo fëmijë me aftësi të kufizuara gëzon përfshirje të plotë në shoqëri dhe jetë dinjitoze”, u shpreh Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF-it.

Të dhëna të përgjithshme mbi situatën:

  • Të dhëna:Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të jenë më në qendër të vëmendjes, ndërkohë që të dhënat duhet të shërbejnë për përpilimin e programeve dhe politikave të përshtatshme.
  • E drejta për të nxënit dhe zhvillimin:Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të pajisen me aparate dhe teknologji ndihmëse me çmime të përballueshme, për të parandaluar izolimin dhe përjashtimin e tyre. Për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara duhet të garantohet arsimimi i përshtatur me nevojat individuale të të nxënit të fëmijës.
  • Identifikimi i hershëm:Identifikimi i hershëm i aftësive të kufizuara duhet të trajtohet menjëherë, për të garantuar mbështetjen në kohë të fëmijës dhe familjes së tij. Duhet ndjekur një qasje shumëdimensionale ndaj vlerësimit të aftësisë së kufizuar, për të përfshirë spektrin e plotë të vështirësive funksionale të fëmijëve.
  • Aksesi në shërbime bazë cilësore:Ka një shtim të numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara që kanë akses në shërbimet e kujdesit shoqëror, nga 3 për qind në vitin 2015 në 8 për qind në vitin 2017. Megjithatë, prindërit janë të shqetësuar për fakti se shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara nuk janë gjithmonë të disponueshme, të përballueshme dhe të aksesueshme, veçanërisht në zonat rurale.
  • Stigma:Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë ëndrra dhe aspirata njësoj si çdo fëmijë në Shqipëri; por, prindërit janë më pak optimistë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Stigma mbizotëruese ndaj aftësisë së kufizuar vijon të krijojë pengesa domethënëse dhe sjellë përjashtimin e këtyre fëmijëve nga jeta e tyre e përditshme.Fme aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre ende përjetojnë stigmë.

Kontaktet e medias

Anila Miria

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun

UNICEF

Tel: +35569 20 29 021

Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook