Social Links

Deklaratë

Komunikatat për shtyp

UNICEF është thellësisht i shqetësuar me lajmet e fundit në media,duke treguar mbi rreziqet e mundshme të ekspozimit të fëmijëve dhe shfrytëzimin seksual online dhe pedofilinë! Ne dënojmë me forcë çdo veprim të abuzimit të fëmijëve dhe i bëjmë thirrje gjithë shoqërisë shqiptare që të dyfishojë përpjekjet për të mbrojtur fëmijët tanë nga një dëm i tillë. Ne qëndrojmë me fëmijët për të siguruar të drejtat e tyre - të drejtën për jetuar dhe për t’u rritur në një mjedis paqësor dhe të dashur! UNICEF i bën thirrje gjithë shoqërisë shqiptare - prindërve,kujdestarëve, mësuesve, punonjësve socialë, punonjësve të policisë, liderëve të komunitetit - të bashkohen në përpjekjet për të transformuar komunitetet tona në hapësira të qetë, të sigurta dhe pozitive për fëmijët. Djemtë dhe vajzat shqiptare, si të gjithë të tjerët meritojnë të ndjekin ëndrrat dhe aspiratat e tyre, meritojnë të luajnë, të mësojnë, të eksplorojnë botën dhe të gjejnë miq të rinj, madje edhe në internet, por patur frikë se do lëndohen dhe keqtrajtohen!

 

"Ne kemi mandatin e Kombeve të Bashkuara, por më e rëndësishmja është që kemi detyrimin moral për t'i dhënë fund të gjitha formave të dhunës kundër fëmijëve tanë. UNICEF-i në Shqipëri është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë dhe intensifikojë më tej partneritetin dhe mbështetjen  për Qeverinë, Shoqërinë Civile, anëtarët e Komunitetit dhe udhëheqësit në të gjithë vendin ndërsa punojmë drejt këtij qëllimi kritik. Asnjë fëmijë në këtë vend të mrekullueshëm nuk meriton të mbetet prapa, i pambrojtur -shprehet Roberto De Bernardi, Përfaqësuesi i UNICEF- it në Shqipëri.

DEKLARATË PËR SHTYP

Konferenca e 10-të  ndërkombëtare e Forumit Evropian për Drejtësinë Restauruese “ZGJERIMI I VIZIONIT PËR DREJTËSINË RESTAURUESE - Drejtësia restauruese ndërmjet realiteteve dhe vizioneve në Europë e më gjerë”

 

Tiranë, 14-16 Qershor, 2018 -  Forumi Evropian për Drejtësinë Restauruese, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë dhe Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve“  organizuan Konferencën e 10-të  ndërkombëtare e Forumit Evropian për Drejtësinë Restauruese.

Këtë vit Shqipëria është përzgjedhur si vendi organizator i Konferencës së 10-të ndërkombëtarë të Forumit Evropian për Drejtësinë Restauruese, një organizatë ndërkombëtare me qendër në Belgjikë, që mbështet dhe promovon zhvillimin e drejtësisë restauruese në mbarë botën. Në konferencat që Forumi organizon çdo dy vjet marrin pjesë ndërmjetës, aktorë të ndryshëm nga sistemi i drejtësisë, studiues, dhe politikanë të interesuar në drejtësinë restauruese.


 

Klikoni këtu për më shumë

Publikime

Me anë te studimeve në fusha të ndryshme, UNICEF synon të sjellë, nje panoramë të qartë mbi situatën e fëmijëve në Shqipëri. Të interesuarit për këto studime, punë kërkimore apo raporte mund t’i gjeni  këtu.

RAPORTET E FUNDIT

Në Shkurt të 2015–ës, Ministria e Mirëqënies dhe e Rinise, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Brëndshme, kanë miratuar Protokollin e Mbrojtjes së Fëmijëve.

unite for children
Search: