Udhëzuesi për Përzgjedhjen e Studimeve në Universitetet Publike dhe Private në Shqipëri

Udhëzuesi për Përzgjedhjen e Studimeve

Highlights

“Udhëzuesi për Përzgjedhjen e Studimeve në Universitetet Publike dhe Private” ka për qëllim orientimin e maturantëve, kandidatëve dhe të rinjve në lidhje me hapat që duhet të ndjekin përpara përzgjedhjes së programit të studimit, gjatë aplikimit dhe pas përzgjedhjes si fitues.

Hartimi i tij ka kaluar nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm pune, me takime konsultative si dhe me përfaqësim ndërinstitucional të nivelit vendor dhe qendror. Ky Udhëzues mundësohet falë vëmendjes dhe mbështetjes së zyrës së UNICEF-it në Shqipëri në kuadër të projektit “Orientimi i adoleshentëve dhe të rinjve në zgjedhjen e studimeve akademike në Universitetet e Shqipërisë” që po zbatohet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

Ai u përgatit nga znj. Eridjona Vallja (Observatori) dhe znj. Elma Tërshana (Observatori) në bashkëpunim me z. Bernard Zeneli (konsulent). Falenderime dhe mirënjohje i shkojnë për kotributin dhe ekspertizën e ofruar në finalizimin e këtij udhëzuesi, znj. Zamira Gjini – Ministria e Arsimit dhe Sportit; z. Arjan Xhelaj - Rrjeti Akademik Shqiptar; znj. Albana Alija (mësuese). Ky udhëzues u përpunua dhe u redaktua nga z. Besnik Rama, specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, të cilin e falenderojmë për kontributin dhe punën profesionale. Ekipi i punës falenderon znj. Linda Bushati – UNICEF, për gjithë mbështetjen e dhenë.

Udhëzuesi për Përzgjedhjen e Studimeve në Universitetet Publike dhe Private në Shqipëri
Author(s)
Eridjona Vallja; Elma Tërshana; Bernard Zeneli
Publication date
Languages
Albanian
ISBN
978-9928-4811-0-8