Ngjarje reale

Ngjarje Reale

Një Grua, për të Ndihmuar Familjen e saj, Lufton kundër Turpit ndaj Infeksionit me Virusin HIV/AIDS

Të fitosh mbështetje për fëmijën dhe një jetë më të lumtur

Në emër të babait: ndihma për fëmijët e prekur nga gjakmarrja

Një shtëpi për fëmijët e gjithkujt

 

Një shtëpi për fëmijët e gjithkujt

© UNICEF Albania/04-0433/G. Pirozzi
Drita Mema ndihmon një fëmijë në Qendrën per Nënat dhe Fëmijët në Tiranë

Në 59 komunitete edukimi i parashkollorëve në shtëpi po i ndihmon ata të përgatiten për në shkollë.

Ishte dimri i ftohtë i vitit 1993 kur Drita Mema dhe bashkëshorti i saj vendosën të lënë fshatin e tyre në Kukës në veri të Shqipërisë dhe të kërkojnë një vend tjetër për të jetuar me shpresën e një jete më të mirë për fëmijët. Pas përmbysjes së komunizmit më 1991, punët shtetërore u pakësuan shumë dhe ishte e pamundur të jetoje në veriun e izoluar.

“Kur mbërrita për herë të parë në periferi të Tiranës (kryeqyteti) unë nuk kisha as shtëpi dhe asgjë tjetër për të jetuar”, kujton ajo. “Çdo ditë unë ecja rreth 2 km dy herë në ditë për të bartur ujë për të bërë tulla dhe ndihmoja burrin tim për ndërtimin e shtëpisë këtu”.
 
Por shpresa u kthye në tragjedi kur burri i saj u qëllua për vdekje rrugës kur shkonte në punë. Zonja Mema, 33 vjeç, mbeti vetëm me të tre fëmijët e saj: Zamirën, tani 15 vjeç, Edlirën, 13 dhe Albertin 9. Ajo gjeti një punë të përkohshme, qepte këpucë për një fabrikë dhe me të fitonte 3000 lekë në muaj (rreth 25 euro). Me këto mund të blinte vetëm bukë, sheqer dhe fasule. Ajo punonte në shtëpi natën nën dritën e qiririt meqë gjatë ditës i duhej të kujdesej për të vegjlit. Jeta e zonjës Mema filloi të përmirësohej kur në lagjen e saj u hap për herë të parë Qendra për Nënat dhe  Fëmijët

Por në tetor 2002 jeta e zonjës Mema filloi të përmirësohej. Kjo ndodhi kur në lagjen e saj u hap për herë të parë Qendra për Nënat dhe  Fëmijët sponsorizuar nga UNICEF dhe u zbatua si ide nga Fondi Kristian i Fëmijëve. Megjithëse çerdhe kishte gjatë regjimit komunist, sistemi i arsimit parashkollor u shpërbë fill pas rënies së regjimit. Si rezultat mbetën fare pak qendra të kujdesit për fëmijët. Projekti ofron hapësirë ku fëmijët e moshave nga 1 deri në 6 vjeç vijnë të luajnë së bashku dhe të mësojnë të jenë gati për në shkollë. Fëmijët nën tre vjeç vijnë bashkë me nënat e tyre.

Nje vend i sigurte ne nje vendbanim informal

“Zona ku unë jetoj është e vështirë ngaqë shumica e familjeve kanë qenë të izoluara për shkak të gjakmarrjes [vrasjet ndërmjet familjeve për hakmarrje]”, thotë ajo. “Unë kisha shumë frikë edhe për fëmijët e mi, megjithëse vrasësi i tim shoqi ishte në burg. Në fillim unë e kisha të vështirë të bashkohesha me atë grup nënash, ngaqë sipas traditës sonë pas vdekjes së burrit, gruaja nuk lejohet të dalë nga shtëpia vetëm. Vjehrra ime donte të kishte kontroll të plotë mbi jetën time. Mua më duhej të luftoja me mentalitetin e saj për të fituar lirinë time”

Zonja Mema ofroi dy dhoma të shtëpisë së saj për Qendrën për Nënat dhe Fëmijët, një për fëmijët deri në 5 vjeç dhe një për nënat e tyre. Shtëpia që ajo kishte ndërtuar me burrin e saj u bë shumë shpejt streha e nënave dhe e fëmijëve të izoluar nga shoqëria. 59 Qendra për Nënat dhe Fëmijët u hapën nëpër Tiranë dhe në veri të Shqipërisë.59 Qendra për Nënat dhe Fëmijët u hapën nëpër Tiranë dhe në veri të Shqipërisë

Trajnimet e ofruara nga UNICEF dhe Fondi Kristian i Fëmijëve e ndihmuan zonjën Mema të mësojë gjëra të reja si shkathtësitë e një prindërimi të mirë dhe mënyrat e stimulimit të zhvillimit të fëmijëve të moshës parashkollore. Në tetor të vitit 2001 zonja Mema arriti të ketë një plan të detajuar për lëndë të ndryshme, përfshirë këtu vizatimin, leximin dhe këngën.

Shërbimin e kanë përfituar 1800 fëmijë

Deri tani janë hapur 59 Qendra për Nënat dhe Fëmijët nëpër Tiranë dhe në veri të Shqipërisë.1800 fëmijëve dhe 3600 familjeve. Në përpjekjen për të përfshirë edhe burrat në rritjen e fëmijëve, gjë që tradicionalisht shihet si një përgjegjësi e gruas në këtë vend patriarkal, 90 baballarë vullnetarë janë rekrutuar. Financimi për një kopësht të tillë është 1800$ në vit.

 

© UNICEF Albania/04-0437/G. Pirozzi
Duke mësuar numërimin në Qendrën e zonjës Mema për Nënat dhe Fëmijët

Uji është një problem i përditshëm në Bathore, një komunitet prej 30000 banorësh që u formua në periferi të Tiranës kur familje të tjera si ajo e saj erdhën nga veriu. Për pasojë, dita e Dritës fillon në 4:30 në mëngjes, kur ajo ecën për 20 minuta për të bartur ujë. Pasi nis fëmijët e saj për në shkollë, ajo hap dyert e shtëpisë së saj për rreth 20 fëmijë dhe 3 ose 4 kujdestare të tyre. Ato punojnë me fëmijët për tre-katër orë në ditë.

Njëri nga fëmijët në Kopshtin e Dritës është Eltoni, një djalë shtatë vjeç nga Kukësi. Kohën që nuk është në shkollë, ai u bashkohet fëmijëve të tjerë meqë pëlqen shumë të rrijë në grup. Ai pëlqen të luajë futboll me shokun e tij, Albertin, dhe të ngasë biçikletën, por ai nuk ka as top e as biçikletë.

Sa herë që nënat e tjera kanë probleme, Drita iu gjëndet atyre. “Unë kisha humbur besimin në veten time, por në sajë të stafit të Fondit Kristian të Fëmijëve dhe të UNICEF tani unë po ndjej se jam e dobishme”, thotë ajo. “Unë po ndihmoj ato që po vuajnë siç kam vuajtur edhe unë dhe kjo më bën të ndjehem mirë dhe një person i kompletuar”.

Takimi javor i nënave

Nënat që jetojnë aty pranë kanë qejf t’i çojnë fëmijët e tyre në Qendrën e Dritës, meqë ajo është një grua kaq e përkushtuar që punon fort për t’i ndihmuar fëmijët dhe nënat e tyre të mësojnë më shumë. Kështu thonë gratë që punojnë me Dritën. Dy herë në javë nënat mblidhen të bisedojnë për problemet e tyre të përditshme, shpresat për të ardhmen, dhe se si t’i përmirësojnë jetesën e tyre. “Unë e pëlqej këtë projekt sepse çdo gjë këtu është konkrete dhe reale”, thotë ajo. “Unë po i ndihmoj këto që vuajnë si unë dhe kjo më bën të ndjehem mirë dhe një person i kompletuar”.

E pyetur për shpresat e saj për të ardhmen, Drita thotë se ajo thjesht do që t’i shohë fëmijët e saj të shëndetshëm dhe të arsimuar mirë që të jenë të përgatitur për të ardhmen. Ajo që e shqetëson atë është mendimi se një ditë mund të zgjohet dhe të mos ketë asgjë për ushqyerjen e fëmijëve të saj.

Drita ndjehet shumë e sigurtë veçanërisht në punën që bën me fëmijët që kanë vështirësi të mëdha. “Unë kisha rastin e një vajze të mbyllur pesë vjeçare e cila nuk dinte as të shkruante emrin e saj. Ishte shumë e vështirë të merreshe me të”, kujton ajo. “M’u deshën dy a tre muaj pune të fortë me të para se ajo të mësonte të shkruante, të lexonte dhe të luante me fëmijët e tjerë. Sa gëzim i madh për mua dhe për nënën e saj gjithashtu”, thotë ajo duke vënë buzën në gaz me këtë kujtim të vetin.

 

 
Search:

 Email this article

unite for children