Partneret

Fëmijëria e hershme

Arsimi

Mbrojtja

HIV/SIDA

Adoleshenca

 

Mbrojtja

Terres des Hommes dhe UNICEF janë partnerë në luftën kundër trafikimit të fëmijëve në Shqipëri. Këtë ata e bëjnë përmes infromacionit dhe shërbimeve që ofrojnë. Përpjekjet e tyre janë orientuar drejt mbrojtjes dhe ndihmës për viktimat dhe familjet e tyre. Ata gjithashtu nxisin praktikat e mira të ndihmës për ata minorenë që kthehen vullnetarisht. Ndihma e tyre është mbrojtje sociale, arsimin dhe trajnim në profesione. http://www.terredeshommes.org/

BKTF (Të gjithë së bashku kundër trafikimit të fëmijëve) është një koalicion antitrafik i nëntë OJF dhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare. BKTF është themeluar në vitin 2002 dhe punon të koordinojë përpjekjet antitrafik.

NPF (Ndihmë për Fëmijët) është një OJF që mbështet riintegrimin e fëmijëve të rrugës dhe viktimat e trafikut përmes organizimit të mësimit për ta. Mësuesit në shkollat e zgjedhura ofrojnë mësime shtesë për fëmijët që e kanë braktisur shkollën ose që janë të prirur ta bëjnë një gjë të tillë duke u dhënë atyre një shans të dytë për riintegrimin në shkollat e zakonshme.

UNICEF dhe FBSH (Fëmijët e Botës Shqipëri) kanë punuar së bashku për të pakësuar numrin e fëmijëve të rrugës në Tiranë dhe për t’i riintegruar ata në shkollë. FBSH është organizata pasuese e organizatës Fëmijët e Botës, Të drejtat e Njeriut, e cila është një OJF që e përfundoi misionin e saj në Shqipëri në vitin 2003.

Aleanca e Femijeve te Shqiperise, e cila u iniciua nga UNICEF, është një rrjet i 150 grupeve shqiptare të shoqërisë civile që bëjnë avokatinë e të drejtave të fëmijëve dhe të grave. Shpetoni Femijet  http://www.savealbania.org/ dhe Plani Ndërkombëtar (http://www.plan-international.org/) janë mbështetësit e tjerë kryesorë të Aleancës.

Klinika Ligjore per te Miturit u themelua nga Paqe përmes Drejtësisë dhe ka marrë një asistencë shumë të rëndësishme nga UNICEF për t’u ofruar të miturve që kanë probleme me ligjin ndihmë ligjore dhe psikosociale. Klinika e filloi veprimtarinë e saj në gusht 2000 në Tiranë dhe ka zyra edhe në Korçë dhe në Shkodër.

UNICEF ka partneritet me Departamentin e Edukimit ne Shkoder, Malesi te Madhe dhe Puke për të trajtuar nevojat arsimore të fëmijëve të prekur nga gjakmarrja në Veri të Shqipërisë. Programet e shkollimit në shtëpi u hartuan për të garantuar që fëmijët e mbajtur në shtëpi për t’i mbrojtur nga gjakmarrja të mund të realizojnë të drejtën e tyre për arsim.

Red Barnet (Shpëtoni Fëmijët, Danimarkë) ka mbështetur Qendrën Burimore për Familjen në Shkodër, e cila punon për parandalimin e braktisjes dhe riintegrimin e familjeve. Në vitin 2003 Shërbimet Sociale Rajonale, një agjensi qeveritare, mori përsipër funksionimin e qendrës. http://www.redbarnet.dk/

MEDPAK është një shoqatë prindërish për fëmijët me paaftësi që punon për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve dhe integrimin e tyre. UNICEF e mbështeti MEDPAK për të riintegruar 300 fëmijë me paaftësi për të hyrë në shkollat normale të prefekturës së Elbasanit.

Në bashkëpunim me Qendren Shumedisiplinare per Menaxhimin e Keqtrajtimit te Femijeve UNICEF punon për të parandaluar dhunën dhe për t’iu mësuar mënyra alternative për zgjidhjen e konflikteve. Qendra synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për keqtrajtimin e fëmijëve dhe t’i mbrojë ata nga dhuna.

Shoqata e Viktimave te Mines dhe te Armeve në Kukës punon me UNICEF të informojë popullatën e 39 fshatrave kufitare në veri të Shqipërisë për rreziqet që vijnë nga minat. SHVMA ka ndihmuar viktimat e minave të rehabilitohen dhe të riintegrohen në shoqëri.

UNICEF ka mbështetur Drejtorine Shqiptare te Minave që në lindjen e saj në vitin 1999. Kjo është një njësi qeveritare që shërben si një qendër burimore informaiconi për ndotjen me mina në Shqipëri dhe monitoron e raporton për procesin e çminimit. Kjo njësi ka një rol themelor në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ndërgjegjësimit për Minat. www.eod-solutions.com/amae/

Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza, e themeluar në vitin 1996, ofron ndihmë psikologjike për gratë dhe vajzat e keqtrajtuara. Kjo qendër është vendosur në Tiranë dhe ka degë në Shkodër, Berat dhe Pogradec. Kjo OJF ka zbatuar një numër aktivitetesh të UNICEF për dhunën në familje.

Streha per Grate dhe Vajzat e Keqtrajtuara e themeluar në 1998, ofron strehë, ndihmë psikologjike dhe ligjore për gratë dhe vajzat e keqtrajtuara. Kjo qendër ofron gjithashtu edhe trajnime për të rritur aftësinë e grave për të gjetur punë.

 

 
Search:

 Email this article

unite for children