Partneret

Fëmijëria e hershme

Arsimi

Mbrojtja

HIV/SIDA

Adoleshenca

 

Adoleshenca

Donatorët kryesorë të Parlamentit Rinor i cili u themelua me iniciativën e UNICEF janë Qeveria e Hollandes dhe Agjensia Zvicerane per Bashkepunim dhe Zhvillim. Të dy këta donatorë janë duke mbështetur prej një kohe të gjatë aktivitetet e UINCEF në Shqipëri. Parlamenti Rinor drejtohet nga Keshilli Rinor Shqiptar. Kjo organizatë rinore realizon fushata avokatie të cilat synojnë të realizojnë politikat rinore.

Bashhkëpunimi midis UNICEF dhe stacioni kombetar televiziv (TVSH), bëri të mundur programin rinor javor “Troç”. TVSH ofron kohë transmetimi, studion, producentin, kameramanin dhe ndihmë teknike për emisionin.

Qendra Don Bosko punon me UNICEF për projekte që synojnë të ndihmojnë të rinjtë e marxhinalizuar. Kjo qendër është partneri zbatues i Shërbimet Profesionale të të Rinjve të Shqipërisë (YAPS), e cila është një organizatë e biznesit social që aktualisht ofron punë dhe komunitet për rreth 70 të rinj si edhe kurse që i ndihmojnë fëmijët e rrugës të riintegrohen në shkollë. E drejtuar nga Urdhëri Silezian në Tiranë, Qendra Don Bosko ofron trajnim profesional në fusha të ndryshme që nga ndërtimi, tregtia e deri te rrobaqepësia.

Kryqi i Kuq Francez është partneri kryesor zbatues i UNICEF për shërbimet shëndetësore për rininë. www.croix-rouge.fr/goto/index.asp

 

 
Search:

 Email this article

For every child
Health, Education, Equality, Protection 
ADVANCE HUMANITY