Partneret

Fëmijëria e hershme

Arsimi

Mbrojtja

HIV/SIDA

Adoleshenca

 

Fëmijëria e hershme

Ministria e Shendetesise dhe UNICEF punojnë së bashku për një sërë çështjesh të shëndetit publik në Shqipëri, veçanërisht për vaksinimin, për jodizimin e kripës dhe nxitjen e një kujdesi të plotë shëndetësor përmes Menaxhimit të Integruar të Sëmundjeve të Fëmijëve. Ministria e Shëndetësisë me degët e saj nëpër rrethe është institucioni kryesor për formulimin e politikës shëndetësore, për vendimmarrjen dhe drejtimin e saj.

Instituti i Shendetit Publik i cili është një institucion qeveritar me eksperiencë në fushën e vaksinimeve, në atë të cilësisë së ujit të pishëm dhe të ushqyerjes, është partneri kryesor i UNICEF në kryerjen e sondazheve, të vlerësimeve dhe të studimeve.

Grupi Shqiptar per Mbrojtjen dhe Nxitjen e Ushqyerjes me Gji u themelua në vitin 1997 si një degë e Rrjetit Ndërkombëtar të Veprimit për Ushqimin e Foshnjave. Grupi ofron trajnime për personelin e shëndetësisë, bën avokatinë për ushqyerjen me gji dhe monitoron zbatimin e ligjit mbi marketingun e ushqimeve që zëvendësojnë qumështin e gjirit.

UNICEF mbështet Fondin Kristian per Femijet në punën e tij për të mbajtur 59 Kopshte të Nënës dhe Fëmijës në lagjet e varfëra të Tiranës dhe në Veri të Shqipërisë. Këto institucione parashkollore që funksionojnë nëpër shtëpi ofrojnë hapësira të sigurta, miqësore dhe stimuluese për fëmijët parashkollorë dhe informacion për prindërit e tyre http://www.christianchildrensfund.org/

Qendra e Zhvillimeve Humane është partner i UNICEF në Iniciativën për një Prindërim më të Mirë, e cila synon të përhapë shkathtësi prindërimi. Kjo qendër është një OJF e themeluar në 1997 që kryen studime për fëmijërinë e hershme dhe që punon për partneritetin shkollë-familje, për zgjidhjen e konflikteve, komunikimin dhe për trajnimin dhe edukimin e prindërve në shtëpi.

UNICEF dhe Hap pas Hapi ofrojnë trajnime për edukatoret e çerdheve për të nxitur metodologjitë e të mësuarit që kanë në qendër fëmijët. Hap pas Hapi është një OJF shqiptare që i kushton vëmendje të posaçme pakicave dhe grupeve të marxhinalizuara.

 

 
Search:

 Email this article

unite for children