Një vend “i ri” drejt ecjes përpara
Shqipëria është një vend i bukur dhe dinamik me një pasuri të madhe burimesh – më të rëndësishmet janë fëmijët dhe të rinjtë e vendit. Është vendi më “i ri” në Europë me 40% të popullsisë nën moshën 25 vjeçare. Shqipëria doli nga izolimi komunist 45 vjeçar më 1991. Vendi u përball me tranzicionin e vështirë scial-ekonomik e politik drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut duke luftuar qeverisjen e dobët dhe krimin e organizuar dhe duke kapërcyer një numër sfidash të ashpra e të dhimbshme:
Një tronditje shoqërore Gjatë regjimit komunist një gjeneratë e tërë u rrit e mësuar me idenë se shteti iu siguronte vendet e punës, shumica e të cilave ishin në zonat rurale. Përveç kësaj, fabrikat e ndërtuara gjatë viteve të ekonomisë së pronës shtetërore nuk ishin të orientuara drejt nevojave të ekonomisë së tregut. Shumë prej tyre u mbyllën duke u eliminuar mijëra vende pune. Këto ndryshime të thella sollën një tronditje të dukshme të shoqërisë. Pothuajse çereku i popullsisë lëvizi drejt qyteteve në kërkim të një jetese më të mirë, duke shkëputur kështu lidhjet familjare e shoqërore dhe duke shpartalluar shërbimet e brishta sociale në zonat urbane. 20% e popullsisë së Shqipërisë prej 3 milion banorësh u larguan nga vendi në kërkim të stabilitetit dhe të mundësive për punësim jashtë vendit. Aktualisht, të ardhurat e emigrantëve përbëjnë 14% të PPB. ¼ e popullsisë është e papunë dhe kjo shifër shkon deri në 35% të të rinjve të moshës 15-24 vjeç. PPB për frymë është një prej më të ulëtave në Europë – 1,100$. Këto tendenca kanë dekurajuar rininë shqiptare. Një sondazh i vitit 2001 ka zbuluar se 44% e të rinjve shpresonin që të ardhmen e tyre ta ndërtonin jashtë Shqipërisë. Ndryshimet shoqërore sollën në Shqipëri probleme dhe fenomene që pothuajse nuk njiheshin më parë, si: krimi i organizuar, abuzimi me drogën dhe alkolin, dhuna në familje, trafikimi i qënieve njerëzore, prostitucioni, sëmundjet seksualisht të transmetueshme përfshirë HIV/SIDA. Shërbimet: rehabilitimi i ngadalshëm Shërbimet që më parë kishin qenë të përhapura gjerësisht u përkeqësuan shumë në vitet e para të tranzicionit, dhe me një buxhet financiar të kufizuar, ato po riparohen shumë ngadalë për t’i sjellë në standartet aktuale. Qendrat shëndetësore, veçanërisht ato në zonat rurale, janë të pajisura keq dhe me personel të pakët. Ndërsa gjatë viteve të komunizmit pothuajse të gjithë fëmijët ndiqnin edukimin parashkollor, tani vetëm 44% e fëmijëve e bëjnë këtë gjë. Për më tepër, në zonat rurale vetëm 13% e fëmijëve ndjekin edukimin parashkollor. Shkollat fillore dhe 8-vjeçare janë rikonstruktuar, por metodat e mësimdhënies nuk venë në qendër të procesit nxënësit dhe materialet nuk janë bashkëkohore. Si pasojë, një numër në rritje e nxënësve largohen nga shkolla.
Por Shqipëria e ka treguar angazhimin e saj për fëmijët duke ratifikur më 1992 Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Ajo po punon shumë për të plotësuar Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit që u miratuan në Samitin e Kombeve të Bashkuara në vitin 2000. Rezultatet e këtyre dy viteve të fundit e kanë rritur optimizmin për realizimin e të drejtave të fëmijëve meqënëse një përparim real është parë në të gjithë vendin. UNICEF ka ndihmuar Shqipërinë të arrijë këto arritje:
Këto arritje dhe të tjera po e ndihmojnë vendin të eci drejt rrugës për realizimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe po inkurajojnë burimet e tij kryesore – brezin e ri – të qëndrojë në vend dhe të ndërtojë të ardhmen e Shqipërisë. Disa të dhëna statistikore mund të jenë të ndryshme nga të dhënat zyrtare të UNCEF për shkak të ndryshimeve në përkufizime dhe në madhësinë e kampionit.Të dhëna të plota zyrtare të UNICEF mund të gjenden tek adresa e internetit e UNCEF www.unicef.org
|