Si ndikon kequshqyerja tek femijet Shqiptare?
Kequshqyerja rrjedh nga marrja e manget e lendeve te nevojshme ushqyese per nje periudhe te zgjatur kohe. Femijet nen moshen 5 vjec jane me te rrezikuarit sepse ata rriten me shpejt. Femijet e kequshqyer jane me te prirur ndaj infeksioneve dhe rrezikojne me shume te vdesin nga semundje te zakonshme te femijerise sic jane diarreja dhe infeksionet e frymemarrjes. Ata qe mbijetojne nga kequshqyerja mund te perballen me pasoja afatgjate, perfshi prapambetje ne rritje apo zhvillim te vonshem mendor. Studimi mbi Standartet e Jeteses ne Shqiperi ne 2002 tregoi se nje e treta e femijeve kane zhvillim te vonuar fizik (d.m.th jane te shkurter per moshen e tyre). Ky studim gjithashtu tregoi se ne Shqiperi 14 perqind e femijeve te moshes 5 vjecare jane nenpeshe, krahasuar me 6 perqind ne ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise dhe 4 perqind ne Bosnje dhe Hercegovine. Varferia eshte shkaku kryesor i kequshqyerjes se femijeve ne Shqiperi me pasoje mungesen e ushqimit per femijet e vegjel. Kjo gjithashtu rezulton ne nivele te uleta arsimimi, kujdes te pamjaftueshem per nenen dhe femijen dhe akses te kufizuar ndaj sherbimit shendetesor. Zonat rurale ne verilindje te vendit jane me te prekurat. Ide per veprim i) Te permiresojme shendetin e grave dhe femijeve duke nxitur dhe fuqizuar komunitetet qe te marrin pergjegjesi per shendetin e tyre; ii) Te mbrojme femijet nga infeksionet duke mbajtur nivele te larta vaskinimi te femijeve; iii) Te permiresojme gjendjen e ushqyerjes se femijeve nepermjet parandalimit te kequshqyerjes dhe pamjaftueshmerive nutricionale, te mbeshtesim ushqyerjen me gji dhe dhenien ne kohe te ushqimit plotesues; iv) Te arrijme jodizimin universal te kripes ne fund te vitit 2008.
|