Njoftime per ShtypStudimi i pare Demografik Shendetesor ne Shqiperi Tirane, 5, Tetor 2009 – Sot, Ministria e Shendetesise dhe INSTAT publikon raportin paraprak te Studimit te pare Demografik Shendetesor ne Shqiperi. Te dhenat e ketij raporti japin nje informacion te perditesuar mbi karakteristikat e familjeve, popullates, migrimit, arsimit, lindshmerise, planifikimit familjar, vdekshmerise foshnjore, shendetit riprodhues, shendetit te femijes, sjelljeve seksuale, HIV/AIDS dhe infeksioneve seksualisht te transmetueshme, praktikave te ushqyerjes me gji, ceshtjeve te gjinise dhe dhunes ne familje. Programi per Edukimin Mjedisor “CLEEN” Tirane, 29 Shtator 2009 - Si pjese e nje programi shkollor, te zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mjedisit, ne 250 shkolla te Shqiperise, me fokus ndergjegjesimin dhe pergjegjshmerine ndaj mjedisit, femijet po mesojne sjellje te reja se si te mbrojne mjedisin dhe ta mbajne me te paster dhe me te shendetshem ambjentin qe i rrethon. Sa me te informuar te jene femijet dhe sa me shume ata te vleresojne mjedisin, aq me shume do ta duan edhe do ta mbrojne ate. Linja telefonike kombëtare për fëmijët e Shqipërisë Tiranë, 26 Mars 2009 - Për herë të parë në Shqipëri të gjithë fëmijëve, u sigurohet një linjë telefonike kombëtare falas, për të kërkuar ndihmë në rastet kur ata ndjehen të kërcënuar ndaj çdo lloj forme keqtrajtimi dhe kurdo kur kanë nevojë për t’u këshilluar. Linja do të jetë në dispozicion të çdo fëmije, nëpërmjet këshillimit dhe ndihmës në raste emergjente, 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. Sondazhi i dytë kombëtar i opinioneve të te rinjve, “Zërat rinorë shqiptarë” Tiranë 20 Shkurt 2009 – “Zërat rinorë shqiptarë” eshte sondazhi i dytë kombëtar i opinioneve të te rinjve, që reflekton pikëpamjet e grupmoshes nga 9 deri në 17 vjeç, dhe na jep një vështrim të pazakontë në mendimet dhe ndjenjat e të rinjve shqiptarë, perceptimin e tyre për të tashmen dhe ardhmen e vendit. AC Milan ne nje ndeshje bamiresie per UNICEF–in ne Shqiperi Tirane, 1 Maj 2008 - UNICEF ne Shqiperi njofton per mbeshtetjen e ofruar Institutit te Shendetit Publik (ISHP) ne zgjerimin e kapaciteteve te sistemit shendetsor per vaksinimin e mijera grave dhe femijeve dhe mbrojtjen e tyre nga semundje qe mund te parandalohen nepermjet vaksinimit. Fuqizimi i grave eshte ndihme per femijet Tirane, 18 Janar 2008 - Lufta kunder diskriminimit gjinor dhe fuqizimi i grave jane rruget paresore per permiresimin e ndjeshem te gjendjes se femijeve dhe garantimin e mbijeteses e mireqenies se tyre, thuhet ne raportin me te fundit te dale sot nga zyra e Presidentit ne Tirane. Raporti eshte pjese e nje studimi global mbi "Gjendjen e Grave dhe Femijeve ne 2007". Raporti "Grate dhe Femijet ne Shqiperi - Kosto e dyfishte e pabarazise dhe diskriminimit gjinor tek grate dhe femijet" botohet si pjese e serise se raporteve periodike te UNICEF-it rreth gjendjes se femijeve ne Shqiperi. Ky botim, perfaqeson raportin e dyte vjetor qe kete vit fokusohet ne problematika te spikatura gjinore duke vene theksin mbi pasojat qe dallimet gjinore sjellin ne varferimin e metejshem, diskriminimin dhe pabarazine e grave, qe pazgjidhshmerisht lidhen me gjendjen e familjeve dhe femijeve shqiptare. Ushqyerja me gji: Nje menyre e thjeshte per te shpetuar jeten e femijeve Tirane, 2 Korrik, 2007 – Studime shkencore te kryera nga Fondi i Kombeve te Bashkuara per Femijet (UNICEF) dhe Organizata Boterore e Shendetesise(OBSH) tregojne se nje femije qe eshte ushqyer me gji eshte tre here me shume i afte te mbijetoje, sesa nje femije qe nuk eshte ushqyer asnjehere me qumeshtin e nenes. Per te mbeshtetur kete, nje trajnim per zbatimin e Kodit Nderkombetar te Tregetimit te Zevendesuesve te Qumeshtit te Gjirit do te organizohet ne Hotel Tirana nga data 2 - 6 Korrik, 2007. Tirane, 19 Dhjetor 2006 - Promovmi i kultures se leximit ne Shqiperi eshte qellimi i iniciatives "Shqiperia lexon" qe prezantohet sot ne shkollen Bajram Curri. Tirane, 12 Tetor 2006 - Per here te pare ne nje studim Shqiperia dokumenton realitetin mbi dhunen ndaj femijeve dhe pasqyron se cfare eshte bere per ta ndaluar ate. Raporti, "Dhuna ndaj femijeve ne Shqiperi" eshte bere ne kontekstin e nje studimi global mbi dhunen ndaj femijeve nen patronazhin e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara. Per femijet jashte vemendjes dhe larg syve Tirane, 25 Maj 2006 - "Femijet qe vuajne perjashtimin social dhe diskriminimin kane filluar te behen virtualisht te padukshem ne Shqiperi", deklarohet nga UNICEF ne raportin e publikuar sot, i cili shpjegon arsyet e perjashtimit ne Shqiperi. Marreveshje e Bashkepunimit e Qeverise Shqiptare dhe UNICEF per periudhen 2006 - 2010 Tirane, 24 Mars 2006 - Sot, Qeveria Shqiptare dhe Fondi i Kombeve te Bashkuara (UNICEF) nenshkruan marreveshjen e bashkepunimit per periudhen 2006 - 2010. Nenshkrimi u mbajt ne ambjentet e Ministrise se Puneve te Jashtme perfshire Departamentet e Marredhenieve me Jashte ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Mundesive te Barabarta. Tirane, 10 Prill 2006 - Dyzet e pese perfaqesues nga Ministria e Drejtesise, Bashkia Tirane, gjyqtare, punonjes sociale dhe anetare te organizatave te shoqerise civile do te njihen dhe mesojne mbi praktikat me te mira per te pare mundesine e ndalimit te te miturve qe kryejne krime, si nje zgjidhje te fundit. Fuqizimi dhe pergjigja e komunitetit ndaj trafikimit të fëmijëveTirane, 16 Mars 2006 – Në kuadër të projektit të mbështetur nga UNICEF “Fuqizimi dhe pergjigja e komunitetit ndaj trafikimit të fëmijëve” këtë javë një trupë teatrore profesioniste nga Kukësi do të jape 10 shafaqje teatrale në Bathore dhe në zona të tjera të Tiranës dhe te Durrësit me qëllim rritjen dhe ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen prej shfrytëzimit dhe abuzimit. Qendra te reja sherbimesh per te rinjte hapen ne Elbasan dhe Korçe, duke rritur numrin e tyre ne kater Tirane, 1 Korrik 2005 – Dy qendra te reja qe ofrojne sherbime te domosdoshme per komunitetin e te rinjve hapen sot ne Elbasan dhe Korce, duke e cuar keshtu ne kater numrin e qendrave te sherbimeve miqesore per te rinjte te hapura ne Shqiperi qe ne muajin Maj te vitit 2003. UNICEF dhe Qeveria Shqiptare nenshkruajne marreveshjen per te blere ilaçet per te semuret qe jetojne me HIV/AIDS Tirane, 15 Prill 2005 – Sot Ministria e Shendetesise dhe UNICEF-i kane firmosur nje marreveshje bashkepunimi per blerjen e. medikamenteve anti-retrovirale per trajtimin e te gjithe pacienteve qe jetojne me virusin HIV/AIDS ne Shqiperi. Qeveria Shqiptare ka planifikuar nje shume prej $150,000 per blerjen e ketyre medikamenteve dhe keshtu po financon 100% blerjen e tyre. Marreveshja do te lehtesoje procedurat per blerjen e medikamenteve nepermjet Zyres se UNICEF-it ne Kopenhagen, duke siguruar keshtu nje shperndarje te shpejte dhe nje cilesi te mire te barnave.
Tiranë, 13 Prill 2005 – Duke iu referuar nje raporti të ri thuhet se përpjekjet për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore në Evropën Jug – Lindore janë të dominuara nga masat shtypëse për parandalimin e migracionit jo të rregullt, prostitucionit dhe krimit të organizuar. Strategjitë afatgjata për parandaliminn e trafikimit që fokusohen në shkaqet thelbësore janë te rralla, duke përfshirë si shkaqe edhe pabarazitë ekonomike, përjashtimin social, diskriminimin dhe sistemin e dobët të mbrojtjes. Tirane, 10 Janar 2005 - Me 12 Janar Shqiperia do te beje prezantimin e pare ne Komitetin e te drejtave te femijeve ne Gjeneve. Prezantimet pasohen menjehere pas raportimit te pare te bere tek ky Komitet, i cili eshte pergjegjes per te siguruar qe shtetet i kane permbushur detyrimet e tyre pas ratifikimit te Konventes mbi te drejtat e femijes. Shqiperia e ka ratifikuar Konventen qe ne vitin 1992.
|