Mbrojtja

Problemi

Trafikimi i fëmijëve

Reforma e sistemit të drejtësisë për të miturit

Gjakmarrja

Fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror

Fëmijët me paaftësi

Mësimi i mospërdorimit të dhunës në shkolla

Ndërgjegjësimi për rrezikun nga minat

Dhuna në familje

Aleanca e fëmijëve

 

Reforma e sistemit të drejtësisë për të miturit

Evenimentet me te fundit

• UNICEF mbështet Shkollën e Magjistraturës dhe Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve”, për organizimin e tryezës së rrumbullakët me temë: “Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi – alternativa ndaj burgimit për të miturit në konflikt me ligjin”. Ky event zhvillohet me datë 11 Tetor 2007, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore nga Rrethi Gjyqësor i Tiranës. Tryeza organizohet në kuadër të programit trevjeçar të reformës së “Drejtësisë për të Miturit” që po zbatohet në Shqipëri nga Ministria e Drejtësisë dhe UNICEF, me mbështetjen e Komisionit Europian dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

• Në kuadrin e Programit të Drejtësisë për të Miturit e në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit midis UNICEF-it dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, UNICEF po mbështet Akademinë e Policisë në zhvillimin e trainimeve 1 ditore me temë: “Mbrojtja dhe trajtimi i fëmijëve në konflikt me ligjin”. Trainimet e ardhshme do të zhvillohen në Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Kukës, Berat, Durrës, përkatësisht në datat 5, 10 dhe 11 tetor 2007.

Në fund të viteve 1990 ligji shqiptar nuk përputhej me standartet ndërkombëtare dhe qendrat e sistemit të paraburgimit dhe burgjet dalloheshin për keqtrajtimin e fëmijëve dhe injorimin e statusit të tyre si minorenë që kanë nevojë për mbrojtje. UNICEF ka ndihmuar në zhvillimin e një sistemi të plotë të drejtësisë për të miturit duke ndërmjetësuar në ngritjen e një grupi pune ndërministerial i cili do të merrej me rishikimin e legjislacionit në mbështetje të të rinjve.

Miratimi i ligjeve të reja pritet të ndodhë në vitin 2004. Ne mbështesim gjithashtu tre klinika ligjore për të miturit të cilat kanë ndihmuar më shumë se 400 minorenë në konflikt me ligjin. Klinika ligjore monitoron gjithashtu edhe burgjet dhe komisariatet e policisë për të garantuar respektimin e të drejtave të minorenëve. Ajo ka organizuar edhe disa trajnime për policët dhe mësuesit në lidhje me veprat penale të të rinjve.

Per me shume informacion mund te kontaktoni:

Leon Shestani
Drejtor Projekti, Sherbimet Sociale
Tel: (355 4) 273 335 /6/7/8/9 (ext. 35)
Mobile: (355) 68 20 41 996

Diana Nasi
Asistente programi
Tel: (355 4) 273 335 /6/7/8/9 (ext. 23)
Mobile: (355) 69 21 75 012

Manual per mesuesit Ndërmjetësimi i konflikteve në grupmoshat shkollore – Manual për mësuesit

Ky manual i vjen në ndihmë mësuesve, veçanërisht mësuesve kujdestarë, në funksion të manaxhimit  profesional të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve shkollore. Botimi i këtij manuali u mundësua nga UNICEF dhe u përgatit për botim nga Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”.


[PDF]
(PDF documents require Acrobat Reader to view.)

Manuali i Avokateve “Të mbrosh të miturit” – Manual për avokatin mbrojtës të të miturit
Ky manual i vjen në ndihmë avokatit mbrojtës të të miturit në praktikën e përditshme, duke sjellë referenca për të gjitha fazat e angazhimit të tij në proces. Ky manual u mundësua nga UNICEF dhe u përgatit për botim nga Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.


[PDF]
(PDF documents require Acrobat Reader to view.)

 

 
Search:

 Email this article

For every child
Health, Education, Equality, Protection 
ADVANCE HUMANITY