Ndërgjegjësimi për rrezikun nga minatMinat tokësore janë vendosur përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë gjatë konfliktit të vitit 1999 . UNICEF ka mbështetur Veprimin Shqiptar Kundër Minave dhe ka ndihmuar në hartimin e strategjisë kombëtare për ndërgjegjësimin për rrezikun e minave, strategji e përfunduar në vitin 2002. Ne kemi punuar në dhjetra fshatra të Veriut duke informuar 30000 njerëz për rreziqet e minave. Numri i viktimave të minave ka rënë nga 184 në 1999 në 7 në 2003.
|