Dhuna në familje
Fushata ndërgjegjësuese e mbështetur nga UNICEF dhe në bashkëpunim me disa OJF të tjera synon në rritjen e ndjeshmërisë së kombit për dhunën në familje. Janë botuar një studim cilësor mbi përmasat e problemit dhe një numër broshurash praktikë. Qëllimi i tyre është të kontaktohen audienca të ndryshme, të ofrohen rekomandime duke filluar që nga ato për adoleshentët dhe marrëdhëniet e tyre të shëndetshme e deri te këshillimi i punëtorëve se si t’i ndihmojnë kolegët e tyre që janë viktima të dhunës familjare. Mësuesit, profesionistët ligjorë, gazetarët dhe këshilluesit janë ata që janë trajnuar mbi dhunën në familje. Ne mbështesim gjithashtu edhe strehën e vetme të Shqipërisë për gratë dhe vajzat e dhunuara. Kjo qendër ofron strehë, mbështetje emocionale edhe i referon ato për shërbime të specializuara.
|