Problemi
Struktura tradicionalisht e shëndoshë e familjes shqiptare është dëmtuar prej varfërisë, emigracionit dhe lëvizjeve të brendshme të popullsisë. Në këtë gjë ka ndikuar gjithashtu edhe ndryshimi i thellë rregullave dhe i roleve shoqërore që pasoi hapjen e vendit. Shërbimet sociale shtetërore u shkatërruan kur qeveria komuniste ra. Këto shërbime po ringrihen sërish por me ngadalë. Veçanërisht në rrezik janë fëmijët prej familjeve të varfëra. Pothuajse asnjë fëmijë me paaftësi nuk ndjek shkollë dhe ata që nuk kanë kujdes prindëror janë të rrezikuar në mënyrë të veçantë. Ne ndihmojmë që këta fëmijë të mbrohen nga neglizhimi, abuzimi dhe shfrytëzimi dhe të garantojmë një mbrojtje të posaçme për ata në nevojë.
|