HIV/SIDA

Problemi

Strategjia Kombëtare për HIV/SIDA

Edukimi me shkathtësitë e nevojshme për jetën

Edukimi i të rinjve nga të rinjtë

Avokatia

 

Problemi

© UNICEF Albania/2003/R. Tasho
Një forum rinor në Vlorë po jep mendime për strategjinë e HIV/SIDA

Fatkeqësisht faktorët e sotëm të rrezikut në Shqipëri - ndryshimet e vrullshme të tranzicionit social, rritja e sjelljeve të rrezikshme seksuale dhe e përdorimit të drogës, emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm, varfëria, diskriminimi dhe qëndrimet patriarkale- kanë bërë të mundur që sot në vend të ketë vetëm 123 raste të vërtetuara me HIV/SIDA.

Ruajtja e një niveli të ulët infeksioni është qëllimi i punës sonë të përbashkët me qeverinë, shoqërinë civile dhe agjensi të tjera të OKB. Të rinjtë kanë nevojë për informacion të saktë dhe rekomandime të qarta për të përballuar rreziqet gjithnjë e më komplekse që ata hasin. Për përgatitjen e të rinjve për këto sfida, UNICEF punon për rritjen e ndërgjegjësimit dhe garantimin e shërbimeve për të cilat të rinjtë kanë nevojë por që nuk mund t’i përfitojnë ato.

Disa prej të dhënave statistikore mund të jenë të ndryshme prej të dhënave zyrtare të UNICEF-it, për shkak të ndryshimeve në përkufizime dhe në madhësinë e kampionit. Të dhëna të plota zyrtare të UNICEF-it mund të gjenden në adresën e internetit www.unicef.org

 

 
Search:

 Email this article

unite for children