Inisiativa për prindërim të mirë
Kjo inisiativë synon të përmirësojë aftësitë prindërore të prindërve, kujdestarëve e mësuesve në veri të Shqipërisë. Në këtë rajon mbizotëron mentaliteti se edukimi fillon kur fëmija regjistrohet në shkollën fillore. Mungesa e besimit në kapacitetin e të nxënit të fëmijëve të vegjël çon në mungesën e ndërhyrjeve nëpërmjet stimulimit. Është përhapur gjerësisht besimi se ndëshkimi është mënyra më e mirë për të edukuar fëmijët. Projekti përdor metodën e vizitave në shtëpi duke angazhuar punonjës socialë për të kryer trainime me 600 prindër e kujdestarë. Trainimi i prindërve në shtëpitë e tyre është një proces interaktiv që mbështetet në njohuritë ekzistuese dhe në paraqitjen e praktikave më të mira. Eshtë hartuar dhe shpërndarë tek familjet një manual rreth shprehive të mira të prindërimit dhe të mësimdhënies për fazat e ndryshme të zhvillimit të fëmijës që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare. Përmbajtja e kësaj pakete edukative është hartuar në përputhje me nevojat e familjeve e të fëmijëve të asaj zone pasi është bërë më parë vlerësimi i situatës.
|