Grupi i punës për kujdesin për fëmijërinë e hershme dhe zhvillim
UNICEF ka mbështetur krijimin e grupit të punës për zhvillimin e fëmijërisë së hershme me përfaqësues të shtatë ministrive. Grupi takohet rregullisht për t’u siguruar që çështjet e shëndetit dhe zhvillimit të fëmijëve trajtohen në mënyrë të plotë dhe të gjithansme. Përveç kësaj, ne kemi ndihmuar në krijimin e një rrjeti për çështjet e zhvillimit të fëmijërisë së hershme. Ky rrjet përbëhet nga 50 partnerë që përfaqësojnë shoqërinë civile dhe institucionet akademike. Në 2003 u lançua një paketë informacioni në internet. Eshtë organizuar edhe një fushatë ndërgjegjësimi në media. Janë prodhuar fletëpalosje, postera dhe manuale me mesazhe informative për familjet dhe komunitetet.
|