Problemi
UNICEF po punon që të bëjë të mundur që fëmijëria e hershme të jetë në krye të axhendës qeveritare. Mirëqenia e fëmijëve vjen si rezultat i ndërveprimit të një tërësie faktorësh dhe për pasojë aktivitetet e UNICEF për fëmijërinë e hershme (nga lindja deri në gjashtë vjeç) kombinojnë veprimet në shumë fusha me synimin që të garantohet një kujdes i mirë për fëmijët. Ne i mbështesim përpjekjet për të përmirësuar shkathtësitë e familjeve dhe të komuniteteve me qëllim që ato të bëjnë të mundur që fëmijët të rriten të shëndetshëm, me kujdesin e duhur dhe të përgatiten për shkollë. UNICEF i kushton një vëmendje të posaçme fëmijëve në veri të vendit dhe në komunitetet informale përreth kryeqytetit ku nivelet e larta të varfërisë bëjnë që jeta e fëmijëve të jetë e vështirë.
|