Arsimi

Problemi

Reggio Emilia

Edukimi global

Arsim për të gjithë

Arsimimi i vajzave

 

Arsimimi i vajzave

© UNICEF Albania/2004/A. Celi
Në shkollën 8-vjeçare “Stavri Themeli” në Korçë

Statistikat kombëtare nuk flasin për ekzistencën e dallimeve sipas seksit në arsim. Të dyja sekset ndjekin arsimin parashkollor dhe atë 8-vjeçar pothuajse në mënyrë të barabartë. Ndërsa shkollat e mesme në zonat urbane dhe universitetet ndiqen më shumë nga vajzat sesa nga djemtë.

Megjithatë, një studim i vitit 2003 i “Gender Revieë in Education” mbështetur nga UNICEF vë në dukje një prapambetje në regjistrimin e vajzave veçanërisht në zonat rurale. Në zonat rurale vajzat janë më të prirura sesa djemtë ta braktisin shkollën për shkak të dallimeve gjinore, shqetësimeve të familjes për sigurinë e tyre dhe mungesës së tualeteve në shkollë. Një grup pune për çështjet gjinore i ngritur kohët e fundit ka hartuar indikatorë gjinorë dhe plane veprimi për të krijuar një plan arsimor kombëtar të fokusuar në çështjet gjinore për vitin 2004.

 

 
Search:

 Email this article

unite for children