Adoleshenca

Problemi

Parlamenti Rinor

Troç

Biznesi Social

Shërbimet miqësore të shëndetit për të rinjtë

 

Problemi

© UNICEF Albania/2004/D. Sema
Studentë të Universitetit të Tiranës

40% e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 25 vjeç. Këta të rinj ndjehen të pasigurtë, të demoralizuar, të mënjanuar dhe me mundësi në rënie për punësim sidomos gjatë dekadës së fundit. 20% e grupmoshës 15-24 vjeçare janë larguar nga vendi gjatë 12 viteve të fundit.

Një sondazh i vitit 2001 organizuar nga UNICEF dhe OSBE zbuloi se 44% e të rinjve shqiptarë shpresojnë të jetojnë në një vend tjetër (preferohet Europa Perëndimore ose Amerika e Veriut), dhe vetëm 1% besojnë se politika do të japë kontribut pozitiv për zhvillimin e vendit. Shtoji këtyre edhe nivelin e lartë të papunësisë, rënien e cilësisë së arsimit, rritjen e trafikimit të qënieve njerëzore, prostitucionin, abuzimin me drogat dhe kërcënimin e HIV/SIDA --- kështu lind e shfaqet kriza gjatë adoleshencës.

Mendimet e kapacitetet e të rinjve duhet të jenë pjesë e procesit gjatë të cilit vendi shkëputet nga e kaluara e tij dhe punon të bëhet demokraci moderne dhe t’i bashkohet Bashkimit Europian. Strategjia e UNICEF është e tillë që të mbështesë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në zhvillimin e Shqipërisë. Projektet kanë treguar se të rinjtë kanë kapacitete shumë të mëdha dhe ata duhet të luajnë një rol jetësor në krijimin e të ardhmes së vendit të tyre.

Disa prej të dhënave statistikore mund të jenë të ndryshme prej të dhënave zyrtare të UNICEF-it, për shkak të ndryshimeve në përkufizime dhe në madhësinë e kampionit. Të dhëna të plota zyrtare të UNICEF-it mund të gjenden në adresën e internetit http://www.unicef.org/

 

 
Search:

 Email this article

For every child
Health, Education, Equality, Protection 
ADVANCE HUMANITY