Fëmijëria e Hershme
Shëndeti i fëmijëve në përgjithësi është përmirësuar vitet e fundit, por institucionet parashkollore janë pakësuar që prej rënies së qeverisë komuniste në vitin 1991.
Arsimi
Shumica e shqiptarëve i pëfundojnë nëntë vitet e arsimit të detyruar, por ne zonat fshatare cilësia e arsimit ka rënë. Ne po punojmë që të bëjmë të mundur që çdo fëmijë të marrë një arsim cilësor.
Adoleshenca
Ne po punojmë në partneritet me të rinjtë, qeverine dhe shoqerine civile për t’i ndihmuar ata të përgatiten për sfidat dhe të garantojmë që çështjet e tyre të jenë të parat në axhenden e vendit.
HIV/SIDA
Prevalenca e HIV/SIDA është e ulët në Shqipëri, por vendi është i ekspozuar ndaj të gjithë faktorëve për një përshkallëzim të rrezikshëm të epidemisë. Ne fokus eshte parandalimi sidomos mes të rinjve.
Mbrojtja
Shumë prej problemeve serioze që kanë fëmijët-trafikimi, dhuna, vrasjet për hakmarrje, -kanë qenë të panjohura deri para pak kohësh dhe shërbimet sociale kanë burime të pakta për t’i përballuar ato.